Vazhdimi i injorimit të kërkesave të tyre lidhur me Ligjin për Paga nga ana e Qeverisë së Kosovës, ka bërë që punëtorët shëndetësorë të enjten të hyjnë në grevë.
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka njoftuar se ende nuk ka ndonjë përgjigjie nga Qeveria e se greva do të fillojë të enjten nga ora 07:00 deri në ora 15:00. Syla ka njoftuar se greva për këtë fillim do të mbahet vetëm të enjteve.
Ata kanë kërkuar rregullimin e gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari 2022.