Një grup ish-punonjësish të industrisë së mbrojtjes, të dyshuar për spiunazh për Ukrainën, janë arrestuar nga shërbimi rus i sigurisë.
FSB akuzoi ata për dorëzimin e dokumenteve teknike të përdorura në prodhimin e sistemeve të armëve dhe pajisjeve për forcën ajrore të Rusisë.
FSB-ja thotë se i njëjti grup dyshohet se është i përfshirë në planet për të hedhur në erë linjat hekurudhore në rajonet Kursk dhe Belgorod të Rusisë.
“Janë sekuestruar eksplozivë plastikë me një masë totale prej më shumë se 4 kg, katër detonatorë, dokumentacion dizajni ushtarak dhe mallra të përdorura për qëllime ushtarake, si dhe 150 mijë dollarë”, thuhet në njoftim.
FSB ka hapur padi penale nën akuzat për kryerje të tradhtisë shtetërore dhe përgatitjes së akteve të sabotimit./UBTNews/