Pas situatës së krijuar në Telekom, sindikata e Punëtorëve të Telekomit do të mbajë një protestë sot në orën 13:00 para objektit të Qeverisë. Punëtorët e Telekomit ende s’i kanë marrë pagat e tetorit, ndërsa thonë se tashmë po rrezikohet edhe funksionimi i ndërmarrjes.
Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës javën e kaluar u zotua se do të gjejë një zgjidhje të shpejtë edhe për Telekomin./UBTNews