Punëtorët teknikë të Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe disa shkollave të Prishtinës, do të protestojnë sot para Komunës së Prishtinës, për shkak të pagave të vogla.
Lajmin e ka bërë të ditur Jusuf Azemi, kryetar i FSPTSPK.
Sipas njoftimit, protesta do të mbahet nga ora 10:00 deri në orën 11:00.