UBT News

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë tërheqjen e një pjese të trustit, paralajmërojnë protestë

Punëtorët e KEK-ut do të protestojnë të premten para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, për të kërkuar që të lejohet tërheqja e një pjese të Trustit Pensional.

Në një njoftim të Sindikatës së re të KEK-ut, bëhet e ditur se protesta do të mbahet me fillim prej orës 12:00.

“Nga mbledhja e Kryesisë Ekzekutive të SR-KEK-ut, të mbajtur me datën : 30.09.2020, dhe në bazë të Ligjit për organizimin Sindikal të Kosovës ,neni 27 pika 1, Sindikata e Re ka marrë vendim që të protestojmë para ndërtesës të Parlamentit të Republikës të Kosovës me date : 03.10.2020 , me fillim nga ora 12:00 deri në ora 13:00.h- Në protestë do të jetë Kryesija Ekzekutive e SR-KEK-ut, për shkak të vendimeve të marra nga Qeverija e Republikës të Kosovës.Qëllimi i protestës është : Të lejohet tërheqja e një pjese të trustit pensional.”, thuhet në njoftimin e Sindikatës./UBTNews

Exit mobile version