UBT News

Punëtorët e KEDS-it përmes grevës kërkojnë rritje pagash

Punëtorët e Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) përmes grevës njëorëshe kanë kërkuar rritjen e pagave prej 100 eurosh. Greva u mbajt në të gjitha distriket në Kosovë.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Pavarura Elektrokosova (FSPE), Ahmet Hyseni në një prononcim për UBTNews tha se për shkak të krizës energjetike i kanë mirëkuptuar, por nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre.

“Kërkesa jonë është për rritje të pagave prej 100 eurosh. Ne kemi zhvilluar bisedime, njëherë për shkak të COVID-it, pastaj ka qenë kriza energjetike ne nuk deshëm me i bë presion për shkak të krizës energjetike e pritëm ashtu siç na tha menaxhmenti të presim deri në mars, në mars pritëm u ulëm ai në takim na ofroi rritje prej 30 eurosh për punëtor ku për neve si Sindikatë kjo është e papranueshme”, deklaroi ai mes tjerash.

Greva do të vazhdojë edhe nesër nga ora 08:30 deri në 10:30, si dhe të premten nga ora 08:30 deri në 11:30./UBTNews/

Exit mobile version