UBT News

Punëtorët e gjigantit Google mund të përballen me ulje të pagës

Punëtorët e Google në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që zgjedhin të punojnë nga shtëpia përgjithmonë, mund të përballen me ulje të pagës.

Gjiganti teknologjik ka hartuar një plan që punëtorët të shohin efektet e punës nga shtëpia ose zhvendosjen nga zyra. Sipas mediave të huaja, kjo praktikë nuk vlen për Mbretërinë e Bashkuar.

Puna nga shtëpia hyri në zbatim sidomos gjatë kohës së pandemisë COVID-19.

Disa kompani po përpiqen ta analizojnë se si do të punojnë punëtorët e tyre nga shtëpia në rast se niveli i infeksionit bie, ndonëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luftojnë me variantin Delta.

Kompanitë e mëdha teknologjike sikurse Microsoft, Facebook dhe Twitter kanë ofruar pagë më të vogël për punonjësit sipas vendeve ku jetesa është më e lirë. Por kompanitë e vogla si Reddit dhe Zillow kanë thënë se do t’i paguajnë punëtorët njëjtë pavarësisht se prej nga punojnë punëtorët, duke thënë se kjo përmirëson diversitetin./UBTNews

Exit mobile version