Atom Bank në Britani të Madhe ka njoftuar se 430 punëtorët e saj do të punojnë vetëm katër ditë brenda javës, pa ua zvogëluar pagat.
Punëtorët do të punojnë vetëm 34 orë brenda katër ditëve, dhe mund ta marrin të lirë ditën e hënë apo të premte.
Pronari i bankës, Mark Mullen i tha BBC-së se u inspiruan nga pandemia dhe se kjo po bëhet me qëllim që të rrisin mirëqenien e stafit. Sidoqoftë, punëtorëve do t’ju duhet të punojnë më shumë ditëve të punës.
“COVID na dëshmoi se nuk ishte e domosdoshme… Mendoj orari nga 9-5, nga e hëna deri të premten, ishte metodë e vjetëruar e të punuarit”, deklaroi ai.
Mullen tha se idea për këtë orar të ri ishte me vetëdëshirën e tij, por reflektoi fuqishëm nga preferencat e stafit të tij për punë më fleksibile./UBTNews