UBT News

Punëtorët e ATK-së në grevë

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës sot do të rifillojnë grevën, duke i ndërprerë për tri orë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit, meqë sipas tyre, Ministria e Financave nuk i ka marrë për bazë kërkesat që i kanë ata.

Krijimi i kushteve të punës, propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës dhe kompensimet tjera të shpenzimeve, janë kërkesat e punëtorëve të ATK-së.

“Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas ngritjes së kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave, dhe pas ripërsëritjës së dërgimit të shkresës së fundit me datë 9 Qershor 2021, përmes të cilës i është dhënë afat prej 30 ditësh, dhe meqë nuk është pranuar përgjigje në lidhje me kërkesat e adresuara, Sindikata njofton që ditën e Mërkure, me datë 14 Korrik 2021, do të vazhdojë Grevën e pezulluar të datës 20 Maj 2021. Greva do të filloj nga ora 9:00  deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit. Greva do mbahet në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës. Arsyeja për mbajtjen e kësaj greve janë sqaruar edhe në njoftimet paraprake. Kërkesat tona të adresuara janë si në vijim:1.Krijimi i kushteve të punës;2.Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës;3.Kompenzimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version