Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas ngritjes së kërkesave drejtuar ministrisë së Financave, dhe pas ripërtëritjes së dërgimit të shkresës së fundit, përmes të cilës i është dhënë afat prej 30 ditësh, pasi nuk kanë pranuar përgjigje në lidhje me kërkesat, e kanë vazhduar grevën e pezulluar.
Greva ka filluar nga ora 9:00 deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.
Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me krijimin e kushteve të punës, propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës si dhe kompensimet tjera të shpenzimeve.
