UBT News

Publikoi video duke shtënë me pistoletë, arrestohet i dyshuari në Kaçanik

Një person në Kaçanik është arrestuar për përdorim të armës së zjarrit. Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi kishte publikuar një video duke shtënë me armë të zjarrit, teksa pistoleta është konfiskuar.

“Fsh. Dubravë, Kaçanik 11.01.2024 – 14:30. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte publikuar një video duke shtënë me armë zjarri. Pistoleta është konfiskuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Exit mobile version