UBT News

Publikohet trailer-i i filmit “Babygirl” me Nicole Kidman

Studio A24 ka publikuar zyrtarisht ‘trailer’-in e dytë zyrtar për filmin erotik “Babygirl” me regji të Halina Reijn me aktorë Nicole Kidman dhe Harris Dickinson. Ndonëse filmi del në kinema më 25 dhjetor, tashmë ka shkaktuar shumë polemika për shkak të deklaratës së aktores se duhej të ndërprisnin xhirimet pasi ishte aq e emocionuar sa i duhej të bënte një pushim.

Ndërsa shumë mezi e presin premierën, disa kanë shprehur shqetësimin se filmi do të shfaqet gjatë festave të Krishtlindjeve.

“Një film i vërtetë i Krishtlindjeve për të shikuar me familjen, sigurisht që nuk do të jetë i turpshëm”, “Kush vendosi që ky të jetë një shfaqje për Krishtlindje”, “Ky film, seriozisht, në Krishtlindje” – ishin vetëm disa nga komentet në YouTube.

Megjithatë, kritikët që patën mundësinë ta shikojnë filmin besojnë se do të jetë shumë i suksesshëm dhe se Kidman ndoshta do të ketë nominime të shumta për rolin e saj.

Duke gjykuar nga komentet poshtë ‘trailer’-it të publikuar, reagimet janë kryesisht pozitive.

Për kujtesë, filmi i shumëpritur u shfaq premierë në Festivalin e Filmit të Venecias sivjet dhe Nicole fitoi edhe çmimin ‘Volpi Cup’ për ‘aktoren më të mirë’.

Në filmin e lartpërmendur, ajo portretizon rolin e Romy, një drejtoreshë kompanie që bie në dashuri me praktikantin e ri Samuel, të luajtur nga Harris Dickinson. Bashkëshorti i saj Jacob luhet nga Antonio Banderas

Exit mobile version