UBT News

Publikohet studimi shkencor i profesorit të UBT-së me temën “Monitorimi i Ndotjes në Liqenin e Mitrovicës dhe Strategjitë për Menaxhimin Mjedisor”

Në revistën shekncore prestigjioze e cila është indeksuar në ‘Web of Science’ dhe ‘SCOPUS’, dhe e cila publikohet nga Taylor & Francis është botuar studimi i Profesorit të UBT-së, Edon Maliqit, në bashkëpunim me Dr.sc. Kaltrina Jusufi nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Titulli i punimit është “Monitorimi sasior i ndotjes në liqenin e Mitrovicës duke përdorur modelin empirik dhe shkencën dhe sistemet e informacionit gjeografik”. Ky studim ka qenë i fokusuar në përdorimin e modeleve analitike/matematikore dhe Shkencën & Sistemet e Informacionit Gjeografik (GISS) për të adresuar problematikën mjedisore, veçanërisht në aspektin e cilësisë së ujit në liqenin e Mitrovicës.

Punimi është përshkruar për të shfaqur zhvillimin e shtresave të ndryshme tematike dhe përdorimin e grupeve të ndryshme të të dhënave gjeohapësinore për të kalkuluar indekse të specializuara që lidhen drejtpërdrejt me qëllimin e punës. Rezultatet e këtij punimi janë prezantuar në formën e hartave tematike të modelit raster.

Synimi kryesor i këtij studimi është të ofrojë një bazë të qëndrueshme të informacionit gjeografik me fokus në aspektet mjedisore, me qëllim që të ndihmojë në procesin e vendimmarrjes dhe formulimin e politikës mjedisore në zonën e Mitrovicës. Ky punim mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në qeverisjen mjedisore lokale dhe qendrore./UBTNews/

D.E

Exit mobile version