Një studim i publikuar së fundmi nga Korporata për Publikime në Kufi të Horizonit hulumton potencialin e rigjenerimit të linjës hekurudhore në Kosovë, me fokus në studimin e rastit të Fushë Kosovë-Prishtinë-Podujevë dhe Prizren-Xërxë.
Studimi, i autorëve Beni Kizolli, Nol Dedaj, Hazir S. Çadraku dhe Bekim Selimi nga Fakulteti i Inxhinierisë Civile dhe Infrastrukturës në UBT-Institucioni i Arsimit të Lartë, Republika e Kosovës, nxjerr në pah rëndësinë e revitalizimit të infrastrukturës hekurudhore në rajon. Ky studim ka shqyrtuar potencialin e rigjenerimit të infrastrukturës hekurudhore si një zgjidhje për këto sfida.
Studimi synon të ofrojë njohuri për gjendjen aktuale të infrastrukturës hekurudhore në Kosovë dhe përfitimet e mundshme të një transformimi të saj nën një koncept menaxhimi të integruar dhe të qëndrueshëm të sektorit të trafikut. Në bazë të të dhënave të grumbulluara dhe rezultateve të analizave, studimi vë në dukje se rigjenerimi i linjave hekurudhore në zonat e studiuara do të integrojë pronat në zhvillimin urban.
Në njëra anë, kjo mund të japë burime financiare alternative për shoqërinë hekurudhore, përmes shfrytëzimit të ambienteve për shërbime të ndryshme, parkingje me pagesë, reklama tregtare dhe hapësira rekreative. Në anën tjetër, kjo sjell mundësi për transport alternativ, duke përfshirë korsitë e veçanta të autobusëve, Metrobus (Bus Rapid Transit) dhe shtigjet biçikletash përgjatë linjës brenda zonës urbane.
Këto gjetje mbështesin një model të përmirësimit të infrastrukturës hekurudhore në Kosovë si një mjet për të adresuar sfidat e trafikut dhe të mjedisit, ndërsa edhe për të integruar më mirë pronën dhe zhvillimin urban në të ardhmen./UBTNews/
D.E