UBT News

Publikohet sot raporti për trajtimin e rasteve të dhunës në familje nga gjykatat

Misioni i OSBE-së në Kosovë do të publikojë sot raportin e trajtimit të rasteve të dhunës në familje nga ana e gjykatave, me fokus në respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut për gjykimin e drejtë.

Raporti bazohet në analizën e 141 rasteve civile dhe penale të monitoruara nga OSBE-ja në vitin 2023 dhe njëherësh jep rekomandime praktike për të ndihmuar institucionet për adresimin e mangësive të identifikuara.

Në këtë ngjarje, e cila fillon nga ora 10:00, do të flasin shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, ministrja e Drejtësisë, njëherësh koordinatorja nacionale për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore Albulena Haxhiu, kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Rexhepi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj, zëvendëskryesuesja e Këshillit Prokurorial të Kosovës Jehona Grantolli.

Exit mobile version