UBT News

Publikohet raporti që shpjegon rregullat për pensionimin e parakohshëm të shërbyesve civilë

Është publikuara raporti i GAP-it i cili shpjegon rregullat dhe procedurat për pensionimin e parakohshëm të shërbyesve civilë.

Për të parën herë paraqiten të dhënat e detajuara për moshën e shërbyesve civil në të gjitha organizatat buxhetore.

Sipas të dhënave të Thesarit të Shtetit, del që 26.7 përqind te të punësuarve në sektorin publik e përbëjnë shërbyesit civil. Ndërsa mosha mesatare në shërbimin civil është 47.5 vjet dhe 14.1 përqind janë mbi moshën 60 vjeçare.

“Duke u bazuar në të dhënat e siguruara nga Thesari i Shtetit, del se shërbyesit civilë përbëjnë 26.7% të të gjithë të punësuarve në sektorin publik. Mosha mesatare në shërbimin civil është 47.5 vjet. Nga numri i përgjithshëm i shërbyesve civilë, 14.1% janë mbi moshën 60 vjeçare. Sipas Ligjit për zyrtarët publik, pensionimi i parakohshëm fillon nga mosha 63 vjeçare dhe mund të bëhet me kërkesë të shërbyesve civilë ose me vendim të institucionit. Janë 1,091 shërbyes civilë që kanë arritur moshën 63 vjeçare (7.9% e shërbyesve civilë)”, thuhet në komunikatën e GAP.

Kurse ndryshe prej institucioneve qendrore e të pavarura, komunat kanë të punësuar më shumë shërbyes civilë mbi moshën 63 veçare.

“Komunat kanë të punësuar më shumë shërbyes civilë mbi moshën 63 vjeçare se sa institucionet e nivelit qendror dhe institucionet e pavarura. Duke marr parasysh se Kosova ka shkallën më të lartë në Evropë të të punësuarve në sektorin publik në krahasim me numrin e përgjithshëm të të punësuarve, Instituti GAP rekomandon politika të cilat inkurajojnë pensionimin e parakohshëm dhe mos zëvendësimin e atyre pozitave me punonjës të rinj me qëllim të uljes së numrit të të punësuarve në sektorin publik dhe uljen e buxhetit shtetëror për paga dhe shtesa”, thuhet në komunikatën për media.

Raportin e plotë mund ta gjeni të bashkangjitur në këtë email ose duke klikuar këtu.

Exit mobile version