Alfred Marleku, profesor i Shkencave Politike në UBT dhe studentja Elona Belaj kanë publikuar së fundmi një punim shkencor të titulluar “The influence of the Ukraine war on threat perceptions and security dynamics in the Western Balkans”, i cili është publikuar në revistën prestigjoze Sage Journals.
Ky punim ka për qëllim të shqyrtojë se si lufta Rusi-Ukrainë ka ndikuar në perceptimet e kërcënimit dhe strategjitë e sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, teksa studimi është fokusuar në analiza të thelluara për gjashtë shtete (Kosovë, Serbi, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Shqipëri dhe Bosnje-Hercegovinë).
Sipas studimit, vendet pro-perëndimore si Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi janë gjithnjë e më shumë me NATO-n dhe BE-në për të kundërshtuar agresionin e perceptuar rus, ndërsa në anën tjetër Serbia vijonë të ruaj një lidhje të fortë me Moskën.
Ky studimi nga profesori Alfred dhe studentja Elona Belaj trajton teorinë shumëdimensionale të sigurisë të Barry Buzan dhe teorinë e balancimit të kërcënimit të Stephen Walt, duke analizuar ndërveprimin midis trashëgimive historike, dobësive ekonomike dhe dinamikës së jashtme gjeopolitike.
Prof. Alfred Marleku shprehet se ky punim paraqet një rezultat të mësimdhënies së orientuar drejt hulumtimit, një qasje që prej vitesh aplikohet në Fakultetin e Shkencave Politike në UBT.
“Artikulli është rezultat i mësimdhënies së orientuar kah hulumtimi – një qasje që prej vitesh aplikohet në Fakultetin e Shkencave Politike në UBT, ku studentët përfshihen drejtpërdrejt në kërkime, duke fituar dije teorike dhe shkathtësi praktike të rëndësishme për profesionin”.
Publikimi i punimeve shkencore nga profesorët dhe studentët e UBT-së, në revista prestigjoze ndërkombëtare, krijon një imazh të mirë si brenda ashtu dhe jashtë Kosovës, duke dëshmuar angazhimin e stafit akademik për hulumtime në fusha të ndryshme.