UBT News

Publikohet numri i ri i gazetës “UBT News”

Është publikuar numri i ri i gazetës “UBT News”, përgatitur nga stafi i Media Group dhe studentët e drejtimit Media dhe Komunikim në UBT.

Gazeta në këtë numër ka përmbajtje të veçantë, ngaqë UBT shënoi 20-vjetorin e themelimit, vit jubilar që u shënua me aktivitete të shumta.

Në to janë të përmbledhura gjitha aktivitetet që janë zhvilluar përgjatë vitit 2021, dhe ndër të tjera, mund të lexoni për:

–          aktivitetet ndërkombëtare të UBT-së;

–          konferencat shkencore;

–          vizitat e personaliteteve të larta vendore e ndërkombëtare në UBT;

–          marrëveshjet e reja ndërkombëtare të bashkëpunimit;

–          ligjëratat tematike;

–          vizitat studimore;

–          ekspozitat;

–          sukseset e studentëve dhe ish-studentëve të UBT-së;

–          artikujt shkencorë të profesorëve;

–          publikimet e UBT-së e shumë e shumë lajme të tjera me interes.

Gazetën mund ta gjeni në këtë link: Gazeta UBT NEWS

Exit mobile version