Gazeta e re “UBT News”, e përgatitur nga stafi i Mediave dhe Marketingut dhe studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, ka publikuar numrin e saj të fundit, i cili ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të arritjeve dhe aktiviteteve të Universitetit për vitin 2024.
Ky botim i veçantë përmbledh të gjitha sukseset kryesore të UBT-së, duke përfshirë rangimet e larta të arritura në arenën ndërkombëtare, bashkëpunimet strategjike me disa nga universitetet më prestigjioze të botës, si dhe angazhimin e profesorëve dhe studentëve në projekte inovative dhe aktivitete akademike që kanë pasuruar jetën universitarë gjatë vitit 2024.
Në këtë numër, lexuesit do të gjejnë gjithashtu një intervistë ekskluzive me rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili ndan mendimet dhe përvojat e tij mbi sukseset e vitit që lamë pas, si dhe vizionin strategjik të institucionit për vitin 2025. Rektori Hajrizi thekson përkushtimin e UBT-së për të avancuar arsimimin, kërkimin dhe inovacionin si faktorë kyç për zhvillimin e shoqërisë dhe zhvillimin e një edukimi që i përgjigjet nevojave globale.
Numri i ri i gazetës “UBT News” është një dëshmi e përkushtimit të UBT-së, për të mbajtur standardet më të larta në arsim dhe për të kontribuar në avancimin e shkencës dhe teknologjisë, duke pasur një ndikim të dukshëm në zhvillimin shoqëror dhe profesional të Kosovës dhe rajonit. Ky botim përfshin gjithashtu një përmbledhje të aktiviteteve, ngjarjeve dhe momentet kyçe që kanë shënuar vitin 2024 për UBT-në, duke përfshirë rezultate akademike, përparimet në kërkimin shkencor dhe mundësitë e reja për studentët dhe komunitetin akademik të UBT-së.
Mos e humbisni mundësinë për të lexuar këtë numër të veçantë, i cili përmbledh arritjet më të mëdha dhe momentet më të rëndësishme të UBT-së gjatë vitit 2024./UBTNews/