UBT News

Publikohet studimi shkencor në fushën e inxhinierisë kimike dhe materialeve nga profesorë, studentë të UBT-së dhe studiues nga Turqia

Publikohet studimi i ri në fushën e inxhinierisë kimike dhe materialeve me titull “Production of activated carbons from Quercus cerris acorn shell under various experiment conditions, and their characterizations”.

Punimi shkencor i profesorëve të UBT-së, Cengiz Çesko, Hyrije Koraqi, Demokrat Nuha, Berat Durmishi, profesorëve nga universitetet e Turqisë, Ünal Geçgel, Osman Üner dhe Hatice Palüzar dhe me studentët e masterit Roland Daci dhe Diellëza Elshani me titull “Production of activated carbons from Quercus cerris acorn shell under various experiment conditions, and their characterizations”, është publikuar në “Adsorption Journal of the International Adsorption Society”, revistë kjo e indeksuar në Scopus dhe në Web of Science. Ky studim është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Studimi ka synuar të përdorë karbonet e aktivizuara për aplikime të ndryshme, duke përfshirë konvertimin dhe ruajtjen e energjisë, trajtimin e ujërave të ndotura, adsorpsionin, katalizën dhe fotokatalizën.

Në këtë studim, u sintetizuan karbonet e aktivizuara (QCACs) duke përdorur aktivizimin kimik me ZnCl2 nën kushte të ndryshme prodhimi. Efektet e temperaturës së karbonizimit, periudhës së karbonizimit dhe raporteve të impregnimit në rendimente, zhvillimin e poreve dhe izotermat e adsorpsionit-desorpsionit të N2 të karboneve të aktivizuara u analizuan në detaje.

Studimi gjithashtu zbuloi se QCACs përmbante kryesisht pore të mesme të ngushta dhe një sasi të vogël poresh mikro. Analizat e shtesave të SEM, FTIR, titrimit të Boehm, dhe analizave elementare po ashtu sollën informacione më të hollësishme rreth karakteristikave të QCACs të sintetizuar.

Ky studim paraqet një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e kuptimit tonë mbi sintezën dhe përdorimin e materialeve karbonike të aktivizuara për aplikime të ndryshme industriale dhe mjedisore në fushën e inxhinierisë kimike dhe materialeve. Artikulli është i disponueshëm për lexim të lirë në numrin e fundit të revistës “Adsorption Journal of the International Adsorption Society”./UBTNews/

Më poshtë gjeni linkun për artikullin e plotë: [https://link.springer.com/article/10.1007/s10450-024-00517-z?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR07z_OHQwGEUs19DDFmZDoVaMcHn9AK3cbNuwMHCrIzMD_UYjb7Xlg5WyI_aem_nlKPBzaYFDaZgLEckVW6hg]

 

Exit mobile version