Është botuar libri “European Integration: Past, Present and Future Perspectives” i profesorëve të UBT-së, Llokman Mirtezani dhe Muazam Halili.
Editor dhe autor i plotë i dy kapitujve të këtij libri është profesori Mirtezani dhe gjithashtu edhe profesori Halili, ndërsa krahas tyre ka edhe shumë emra të tjerë nga bota, mes tyre edhe nga Ukraina.
Një vëllim i këtij libri përbëhet nga disa kapituj, ku brenda saj trajton tema me fokus te Bashkimi Evropian, zhvillimi apo edhe te e ardhmja e shteteve anëtarëve që janë pjesë e kësaj organizate. Gjithashtu libri analizon çështjet më të rëndësishme të kësaj familje të madhe, siç është zhvillimi ekonomik i saj, politikat e BE-së dhe çështjet tjera të ndjeshme sikurse korrupsioni apo lufta e krimit të organizuar.
Libri u botua nga shtëpia botuese Nova Science Publishers, me bazë në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./UBTNews/