Organizata “ETEA” ka publikuar sot “raportin analitik mbi Provimin e Maturës Shtetërore”. Qëllimi i këtij raporti ishte identifikimi i lëshimeve dhe sfidave në provimin e testit të maturës.
Si çështje shqetësuese që janë gjetur kanë qenë: kopjimi masiv, validiteti i pyetjeve, frika e nxënësve nga dështimi, e çështje të tjera. Kurse kjo organizatë ka kërkuar që ligji për provimin e maturës shtetërore të rishikohet.
Kjo për shkak se pavarësisht që në ligj dënimet për shkelësit janë më të mëdha, që nga viti 2006 e deri më tani janë vetëm 16 persona që janë ndëshkuar, derisa ndëshkimet kanë qenë minimale.
Drejtori i organizatës”ETEA”, Agon Ahmeti ka deklaruar se kanë kuptuar se provimi i maturës shtetërore nuk mund të kap plotësisht shkathtësitë e nxënësve.