Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po publikon vazhdimisht ndryshimet që po ndodhin me rezultatet e votave për zgjedhjet parlamentare të Kuvendit të Kosovës që u mbajtën dje në Kosovë.
Deri tani janë publikuar rezultatet në disa komuna, ku janë numëruar 100% i votave në mesin e të cilave është Rahoveci.
Në Komunën e Rahovecit, Lëvizja Vetëvendosje ka dal e para me 38.82%.
Pas LVV-së, në Rahovec renditet PDK me 20.44%, pastaj AAk me 18.10% dhe LDK me 14.67%.
Edhe në zgjedhjet e 2021-tës në Rahovec, Lëvizja Vetëvendosje pati dal e para me 49.340.