Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI),gjatë ditës së sotme ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar mbi 22 mijë nxënës të klasave të nënta.
Këtë vit kalueshmëria në testin e Arritshmërisë në gjithë vendin është 52.1%.
MASHT përmes një komunikate për media ka deklaruar se “arritshmëria në Gjuhën shqipe është 56.9%, në Gjuhën angleze është 69.3%, në Histori është 57.5%, në Gjeografi është 56.8%, në Matematikë është 43.1%, në Informatikë është 47.4%, në Fizikë është 46.5%, në Kimi është 43,4% dhe në Biologji është 48.8%”.
Afati i ankesave është deri më 12.07.2024.