UBT News

Publikohen pamje të filmit të ri të Arnold Schwarzenegger, ai duket si Santa Claus

Arnold Schwarzenegger është filmuar në rrugët e New Yorkut në edicionin e Krishtlindjeve. Për qëllimet e xhirimit të filmit “The Man with the Bag”, ai u shndërrua në Santa Claus, të cilin e luan në këtë projekt.

Ai kishte veshur një jelek të bardhë e të kuq për Krishtlindje, një kapele shumëngjyrëshe dhe pallto të kuqe. Ai e rriti përshtypjen e Santa Claus me mjekrën e trashë gri dhe vetullat. Skenat e aktorit në edicionin e festave shpejt u bënë virale në rrjet, fakti që kishte veshur pallto e kapele të kuqe shqetësoi ata që nuk e dinin se po luante babagjyshin.

“Më në fund e kanë kapur steroidet”, “Është vetëm 77 vjeç! Ka qenë kampion bote në ‘bodybuilding’ dhe tani ka ardhur deri këtu?”, “E gjitha për shkak të steroideve” – kanë qenë disa nga komentet në rrjet.

Aktori ka njoftuar për film. Në Instagram, hodhi foto ku pozon me kolegun Alan Ritchson. Aktualisht nuk dihen shumë detaje rreth filmit të ri. Dihet vetëm se çanta e dhuratave të babagjyshit u vodh e kërkon ndihmën e kriminelit të vogël Vince (Alan Ritchson) për ta gjetur.

Ky është filmi i dytë i Krishtlindjeve për aktorin austriak. I pari ishte “Jingle All the Way”, në të cilën Schwarzenegger luajti Howard Langston, i cili përpiqet t’i blejë djalit të tij figurën e aksionit Turbo-Man.

Rezulton se lodra nuk ndodhet në asnjë dyqan dhe Howard përplaset edhe me Myron Larabee, i cili ka të njëjtin synim si ai. /UBT News/

Exit mobile version