UBT News

Publikohen fotografi të reja nga sulmi ndaj Policëve të Kosovës në veri

Dy vetura të Policisë së Kosovës të cilat po bartnin zyrtarë policorë për në pikat kufitare në veri, janë sulmuar mëngjesin e së premtes. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në një konferencë të jashtëzakonshme për medie.

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar edhe disa fotografi nga sulmi i sotëm ndaj PK-së.

Ministri Sveçla deklaroi se tri ditët e fundit kanë ndodhur katër sulme ndaj policëve të Kosovës në veri me qëllim të frikësimit të tyre dhe qytetarëve në përgjithësi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se sulmet kanë ndodhur në mënyrë sistematike ku së pari janë përdorur iriqët në rrugë, sulmi me gurë, gjuajtja me armë dhe në fund gjuajtja në patrullën e Policisë së Kosovës./UBTNews/

Exit mobile version