Vetëbesimi është njëra ndër dhuratat më të bukura që prindi mund t’ia bëjë fëmijës së tij.
Carl Pickhardt psikologu dhe autori i 15 librave, thotë se një fëmijë i cili ka mungesë vetëbesimi, do të hezitojë të provojnë gjëra të reja dhe sfiduese, për shkak se ata kanë frikë nga dështimi dhe ngurrojnë për shkak se mendojnë se do t’i dëshpërojnë të tjerët.
Si rezultat, kjo sjellje mund t’i ndalë ata për shumë gjëra në jetë, përfshirë edhe të pasurit një karrierë të suksesshme.
“Armiqtë e vetëbesimit janë diskurajimi dhe frika”, thotë ai.
Kështu që puna juaj si prindër është që t’i përkrahni fëmijët tuaj në përpjekjet e tyre për të përmbushur detyra të vështira, shkruan The Independent.
Çmojini përpjekjet e tyre, pavarësisht se a humbin apo fitojnë.
Kur ata janë duke u rritur, rruga është më e rëndësishme se destinacioni. Ata s’duhet të ndjehen kurrë me turp për shkak se provuan diçka.
Inkurajojini fëmijët që të marrin kompetenca në çkado që atyre ju intereson e ju pëlqen.
Psikologu thotë se duhet t’i lejoni ata që t’i zgjidhin problemet vetë e po ashtu të sillen sipas moshës që kanë.
Ju si prindër duhet t’i inkurajoni ata që të jenë kuriozë që të mësojnë më shumë për gjërat që i rrethojnë.