“Procesi i zgjimit është i ngadalshëm. Jo si llamba që e ndizni, por shumë, shumë më i ngadalshëm”, thotë Allison Harvey, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin Kalifornian dhe shton se “këto ndjenja nuk janë të këndshme, por nuk do të thotë që keni fjetur keq”.
E vërteta është krejt tjetër dhe ka të bëj me qëndrimin e keq ndaj ditës.
Nëse koha juaj e tersit ndodh çdo mëngjes ose vetëm prej së hënës deri të premten, arsyeja mund të jetë mungesa e gjumit dhe fakti që gjatë javës ju zgjon alarmi.
Këtu dalim dhe tek arsyet që ju mund të jeni ende të lodhur ose nuk i gëzoheni shkuarjes në punë sepse nuk e bëni profesionin e ëndrrave.
Pas dita- ditësh rutine shpesh është e vështirë të futeni në “modin e punës”.
Si mund të zgjoheni dhe disponoheni më shpejt?
– Kur zgjoheni, hapni perdet dhe le të hyj drita në dhomë;
– Orën e parë kaloni jashtë në shëtitje;
– Përpiquni të komunikoni sa më shumë;
– Rregulloni shtratin;
– Kafja ose çaji mund ta ndihmojnë zgjimin e mëngjesit. /UBTNews/