Djali më i madh i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Yair Netanyahu, po kalon kohë në Miami në një përpjekje për të “distancuar” veten nga babai i tij, ka mësuar ekskluzivisht Page Six, përcjell UBT News.
“Yair e do babin e tij, por dëshiron të bëjë gjënë e tij”, tha një burim. “Ai është i një brezi të ri. Mediat sociale, aktivizmi dhe besimet e tij janë ato që janë të rëndësishme për të”.
Udhëtimi i 31-vjeçarit në Sunshine State vjen vetëm disa javë pasi babai i tij thuhet se e ndaloi të përdorte mediat sociale.
Sipas Jerusalem Post, burime të shumta i thanë së fundmi gazetës izraelite Walla Times se Benjamin, 73 vjeç dhe gruaja e tij, Sara Netanyahu, i thanë Yair-it se ai dyshohet se po “shkaktonte dëm” me postimet e tij.
Djali i kryeministrit thuhet se konsiderohet si një nga aktivistët kryesorë të krahut të djathtë të Izraelit në Twitter dhe kështu prindërit e tij donin që ai të “qetësohej”.
Ky raport u publikua më 13 prill dhe Yair nuk ka qenë aktiv në llogarinë e tij në Twitter që nga 28 marsi.
Sipas burimeve, Benjaminit nuk i pëlqente që djali i tij “protestonte dhe ishte kaq i hapur”, duke vënë në dukje se “është e rrezikshme, veçanërisht në Izrael”.
“Amerika duket se i jep atij lirinë dhe distancën”, shtoi burimi. “Nuk ka aq shumë qendër të vëmendjes”.
Është e paqartë nëse Yair është transferuar përgjithmonë në Florida.
Kujtojmë se në vitin 2018, llogaria e Yair u ndalua përkohësisht nga Facebook për përdorim të ‘gjuhës së urrejtjes’./UBTNews/