Legjenda se macet kanë nëntë jetë është ndoshta po aq e vjetër sa vetë qytetërimi dhe me ndryshime të vogla, është e pranishme pothuajse në të gjitha kulturat.
Kështu, në Gjermani, Greqi, Brazil dhe disa vende spanjolle thonë se macet kanë shtatë jetë, ndërsa në Turqi dhe në vendet arabe numërojnë gjashtë.
Ekziston edhe një shprehje e vjetër që shpjegon se një mace ka tre jetë për të luajtur, tre për të bredhur dhe tre për të qëndruar me të zotin.
Shekspiri shkroi edhe për nëntë jetë në “Romeo dhe Zhuljeta”. Sigurisht, është e qartë, për fat të keq, se një mace nuk ka vërtet nëntë jetë. Megjithatë, rrënja e këtij miti qëndron në faktin se macja ngrihet pothuajse gjithmonë në këmbë dhe falë shkathtësisë së saj fantastike, reflekseve dhe elasticitetit, është në gjendje të dalë nga shumica e vështirësive në të cilat futet.
Pse atyre iu caktuan (më shpesh) saktësisht nëntë jetë, nuk dihet. Sipas disave, numri mund të ketë ardhur nga Kina, ku nëntë konsiderohet një numër me fat./klankosova.tv/