UBT News

Pse duhet të keni kujdes me ushqimin kur jeni të stresuar?

Kur jeni të stresuar, ngrënia mund të duket si gjëja për të qetësuar emocionet tuaja, pavarësisht nëse jeni duke ndjerë mërzi, vetmi, depresion apo edhe ankth.

Problemi është se ngrënia gjatë stresit është e vështirë të ndalohet dhe kjo mund të çojë në teprime. Nëse jeni duke u përpjekur të ruani peshën tuaj, “ngrënia e stresit” e bën atë më të vështirë.

Stresi çliron hormonin kortizol dhe ngrënia në fakt ju bën të ndiheni më mirë, të paktën për një kohë të shkurtër.

Ushqimi mund të na japë të njëjtin lloj shpërblimi dhe kënaqësie që do të na japin edhe ilaçet”, tha Health Melissa Majumdar, RD, një zëdhënëse e Akademisë së Ushqyerjes dhe Dietologjisë.

Përtypja mund të shërbejë edhe si një shpërqendrim nga çdo gjë që ju streson. Por ngrënia për të shuar stresin në vend të urisë, nuk është një strategji fituese. /UBTNews/

Exit mobile version