Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez gjatë konferencës së përbashkët me Edi Ramën tregoi arsyet pse Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet.
Sanchez deklaroi se në këtë çështje, Spanja mendon se është shkelur e drejta ndërkombëtare.
“Ne mendojmë që një deklaratë e njëanshme për pavarësi, ky është mendimi, ky është opinioni i qeverisë spanjolle, me gjithë respektin që kam për opinionin e qeverisë shqiptare. Ne mendojmë që është shkelur e drejta ndërkombëtare. Nuk mund te jemi në favor të këtij pranimi me gjithë respektin që kemi për popullin shqiptar. Nuk do të thotë që nuk e nxisim dialogun me Prishtinën për t’u afruar ndaj BE-së. Ky është pozicioni i Spanjës”, tha kreu i qeverisë spanjolle, shkruan Euronews.al.