UBT News

Pse shfaqen ulçerat në gojë?

Arsyet pse më së shumti shfaqen ulçerat në gojë janë pirja e duhanit, alergjitë, nëse aksidentalisht e kafshoni gjuhën apo edhe inflamacioni.

Sidoqoftë, nëse asnjëra nuk vlen për ju, mund të jetë për shkak të mungesës së vitaminës B12, hekurit apo edhe folatit. Këto mangësi nuk zhvillohen brenda natës, por zhvillohen në mënyrë progresive gjatë një periudhe të gjatë kohore.

Disa shenja të tjera paralajmëruese mund të jenë lodhja, marramendja, rrahjet e parregullta të zemrës dhe dobësia e muskujve. Nëse i përjetoni të gjitha këto, do t’ju duhet të bëni disa ndryshime drastike në dietën tuaj dhe të filloni të merrni suplementet e nevojshme./UBTNews

Exit mobile version