Strijat shfaqen si pasojë e tendosjes së tepërt të lëkurës. Shtresa e mesme e lëkurës, derma, është e ndërtuar nga indi lidhor dhe fijet e kolagjenit e të elastinës. Këto fije i japin lëkurës tonus dhe elasticitet.
Në rast se këto fije tërhiqen jashtë mundësive të elasticitetit për arsye të ndryshme, këputen. Këputja shfaqet në sipërfaqe, në trajtën e strijeve të lëkurës.
Shfaqja e strijeve është e zakonshme në situata të ndryshme, si për shembull:
Grave gjatë shtatzënisë u shfaqen strijat për shkak të tërheqjes së lëkurës për t’i bërë vend bebit që po zhvillohet.
Strijat ndonjëherë shfaqen kur shtoni menjëherë në peshë ose kur bini nga pesha. Adoleshentët mund të vënë re shenja të strijave për shkak të zhvillimit të tyre të menjëhershëm.
Mundësia juaj për të pasur strija rritet nëse:
Jeni grua;
Keni në familje njerëz që kanë strija;
Jeni shtatzënë;
Jeni mbipeshë;
Keni pasur një rënie ose shtim drastik në peshë.
Këshillë: Merrni disa lloj ilaçesh që ulin elasticitetin e lëkurës. /UBT News/