UBT News

Pse shëndeti mendor i punëtorëve të rinj meriton më shumë vëmendje?

Sipas një studimi, punëtorët e rinj të moshës 16-25 vjeç kanë katër herë më shumë të ngjarë se popullata e përgjithshme të përjetojnë ankth dhe shqetësime të tjera të shëndetit mendor.

Një studim që zgjati rreth dy vite, prej 3.884 personash u përqendrua në shëndetin pozitiv mendor në vendin e punës, dhe zbuloi se pothuajse gjysma e personave të moshës 18 deri në 30-vjeç kishin raportuar mendime për vetëvrasje.

Kjo krahasohet me 35% të punëtorëve më të vjetër.

Pavarësisht se ka më shumë të ngjarë të përjetojnë mendime të tilla, 45% e të rinjve pranuan se “nuk pranojnë” të flasin për shëndetin e tyre mendor në vendin e punës, krahasuar me 22 % të punonjësve të vjetër.

Stafi i ri gjithashtu raportoi të ndjehej më shumë presion në jetën e tyre sesa kolegët e moshuar, me katër në 10 persona të moshës 18-30 vjeç që thoshin se presionet e punës i preknin ato çdo ditë, ndërsa një në tre shqetësohej për shëndetin mendor të dikujt afër tyre.

1 në 6.8 njerëz kanë përvojë të shëndetit mendor në vendin e punës.

Exit mobile version