UBT News

Pse Sarah Jessica Parker refuzon të bëjë “selfie” me adhuruesit?

Aktorja e serialit “And Just Like That”, Sarah Jessica Parker, ka një arsye shumë të veçantë pse nuk dëshiron të bëjë fotografi me adhuruesit.

Ylli u ndalua në aeroport nga një adhuruese që kërkoi të bënte një foto me të, por Parker ka shpjeguar se e refuzoi këtë kërkesë për një arsye të thjeshtë dhe njerëzore.

“Ja çfarë po përpiqem të bëj kohët e fundit, sepse isha në aeroport të premten.

Një grua erdhi tek unë dhe as nuk më përshëndeti. Më tha direkt: ‘Mund të të bëj një fotografi?’

Dhe unë i thashë: ‘As nuk u njohëm. As nuk u prezantuam. Si quhesh?’”, tha ajo në emisionin The Howard Stern Show.

Kur gruaja i tha se quhej Julie, Sarah, 60 vjeçe, i ka sugjeruar të kishin një bisedë në vend të një foto të shpejtë “selfie”.

“Ta garantoj që do të jetë shumë më kuptimplotë”, ka treguar Parker që i ka thënë adhurueses.

Ajo e ka takuar Julien pas bisedës së parë, pasi familja e saj ishte ulur për të ngrënë. Moderatori e krahasoi këtë sjellje me “një mësuese që po mëson njerëzit si të sillen,” duke thënë se kjo duhet të jetë bezdisëse, por Parker nuk ishte dakord.

“E shihni si është puna: më pëlqen kështu sa kur dikush afrohet me kamerë e më pyet ndërsa po klikojnë. Gjithmonë më befasojnë situata të tilla. Më pëlqen më tepër të kem një bisedë, që dikush të më afrohet dhe të më thotë: ‘Ndoshta nuk është momenti yt më i mirë, unë quhem Veronica dhe jam shumë e lumtur që po të takoj’”, ka shpjeguar ajo.

Ndërkohë, Parker ka folur edhe për mënyrën si e shohin të tjerët si ikonë mode, por ajo ka theksuar se mendimet e të tjerëve nuk kanë ndikuar kurrë në zgjedhjet e saj personale.

“Është diçka që të bën qejfin, por nuk është diçka për të cilën mendoj shumë. E dua modën dhe veshjet, por nuk dal me qëllimin për të qenë ndonjë gjë tjetër përveç vetes”, ka thënë ajo në një intervistë për revistën Hello!.

Exit mobile version