UBT News

Pse Rusia vazhdon të flasë për të ashtuquajturën “bombë të pistë”?

KUBINKA, RUSSIA - AUGUST 15: (RUSSIA OUT) Russian President Vladimir Putin (L) talks to Defence Minister Sergei Shoigu (R) during the opening ceremony of the International Military Technical Forum 'Army 2022', on August 15, 2022, in kubinka, outside of Moscow, Russia. Putin hailed on Monday the Russian military's action in Ukraine, which has triggered the massive Western sanctions, and thanked Moscow's allies for their support. (Photo by Contributor/Getty Images)

Rusia po akuzon Ukrainën se planifikon të përdorë një të ashtuquajtur ‘bombë të pistë’, një pretendim i hedhur poshtë nga Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë si një operacion i rremë që Moska mund ta përdorë si pretekst për të përshkallëzuar luftën e Kremlinit kundër fqinjit të saj.

Zyrtarët ukrainas i kanë mohuar vazhdimisht akuzat e Moskës dhe ministri i Jashtëm i Kievit ka ftuar inspektorët e OKB-së të vizitojnë Ukrainën për të treguar se “nuk kanë asgjë për të fshehur”.

Ja çfarë tjetër duhet të dini:

Çfarë është një bombë e pistë?

Një bombë e pistë është një armë që kombinon eksplozivët konvencionalë si dinamit dhe materiale radioaktive si uraniumi. Shpesh përmendet si një armë për terroristët, jo për shtetet, pasi është krijuar për të përhapur frikë dhe panik më shumë sesa për të eliminuar ndonjë objektiv ushtarak.

Çfarë thotë Rusia?

Pa dhënë asnjë provë, Moska pretendon se ka institucione shkencore në Ukrainë që strehojnë teknologjinë e nevojshme për të krijuar një bombë të pistë – dhe akuzon Kievin se planifikon ta përdorë atë. Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një konferencë më 24 tetor se ka informacione që tregojnë se Kievi po planifikon një provokim në lidhje me një shpërthim të tillë. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, e bëri këtë pretendim në një telefonatë me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin më 23 tetor, sipas një burimi. Shoigu bëri gjithashtu komente të ngjashme me homologët e tij francezë dhe britanikë.

A është një bombë e pistë një armë bërthamore?

Jo. Shpërthimi nga një bombë e pistë gjenerohet nga eksplozivët konvencionalë. Shpërthimi nga një armë bërthamore gjenerohet nga një reaksion bërthamor, siç janë bombat atomike që SHBA hodhi mbi Japoninë në Luftën e Dytë Botërore. “Një bombë bërthamore krijon një shpërthim që është mijëra deri në miliona herë më i fuqishëm se çdo eksploziv konvencional që mund të përdoret në një bombë të pistë”, sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS).

A është përdorur ndonjëherë një bombë e pistë?

Jo. Në vitin 1995, rebelët çeçenë u munduan por nuk arritën të shpërthejnë atë në një park në Moskë, sipas të dhënave. Ka pasur raporte se organizata terroriste si Al Kaeda ose ISIS kanë ndërtuar ose tentuar të ndërtojnë një bombë të pistë, por asnjëra nuk është shpërthyer ndonjëherë./UBTNews/

Exit mobile version