Bajamet janë të pasura me të gjithë përbërësit që i duhen një gjumi të thellë. I pasur me magnezium, qumështi i bajameve është shumë efektiv kur bëhet fjalë për nxitjen e gjumit, falë efektivitetit të këtij minerali.

Sikurse qumështi i lopës, qumështi i bajameve ka triptofan, dhe falë tij trupi prodhon melatoninë. Ky hormon është esencial për të rregulluar orarin e gjumt, dhe kjo është arsyeja pse shumë njerëz me pagjumësi kronike priren të marrin suplemente melatonine për të fjetur siç duhet./UBTNews