UBT News

Pse qentë dhe macet janë anti-stres për njeriun?

Ne njerëzit kemi shumë mjete në dispozicion për ta përballuar stresin. Këtu përfshihen stilet tona të jetesës dhe zakoneve, të cilat nuk kanë kundër–indikacione apo efekte anësore, dhe të cilat ne mund t’i adoptojmë pa e prishur aspak rutinën tonë. 

Por për të pasur një përfitim, nuk është e nevojshme që t’i vini në praktikë që të gjitha. Secili mund të zgjedhë strategjinë e tij kundër ankthit, sipas prirjeve vetjake.

Më shumë oksitocinë

Për shembull, adoptimi i një qeni apo maceje, është një mjet shumë efektiv për të luftuar stresin. Tre milionë e gjysmë italianë, kanë adoptuar një kafshë shtëpiake vetëm në vitin 2020, që ka hyrë në histori si ‘Covid annus horribilis’, Viti i Tmerrshëm i Covid–19.

Ky vendim lidhet pjesërisht me faktin se shëtitja e qenit në natyrë, ishte një nga aktivitetet për të cilat gjatë bllokimit njerëzit lejoheshin të dilnin jashtë. Por sigurisht shumë njerëz kanë mirëpritur një kafshë në shtëpinë e tyre, edhe për të pasur pak lehtësim psikologjik dhe shoqëri.

Sipas shkencës, miqtë jo-njerëzorë janë në të vërtetë një ilaç i vërtetë për gjendjen tonëpsikologjike, edhe sepse marrëdhënia me ta stimulon çlirimin e hormonit të kënaqësisë, oksitocinës, mban larg kortizolin, dhe e ul presionin e gjakut.

Për këtë arsye, gjithnjë e më shpesh (dhe me kujdesin e duhur) pacientët e shtruar në spital polejohen që të vizitohen nga miqtë e tyre me 4 putra. Përveç kësaj, veçanërisht të moshuarit këshillohen të adoptojnë një kafshë shtëpiake për të parandaluar vetminë, dhe në rastin e marrjes së një qeni, për të nxitur aktivitetin fizik dhe socializmin.

Në fakt shëtitjet e përditshme në natyrë me qenin, i shërbejnë edhe këtij qëllimi. Me pak fjalë, përfitimet janë aq të qarta saqë e kanë nxitur Shoqatën Amerikane të Zemrës, ta konsiderojëzotërimin e një kafshe shtëpiake midis faktorëve të dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat dihet se janë të lidhura ngushtë me ankthin dhe stresin.

Exit mobile version