UBT News

Pse prona e Beyoncé dhe Jay-Z njihet si “fusha e rrezikut”?

Çifti i famshëm, Beyoncé dhe Jay-Z, raportohet se po planifikojnë të ndërtojnë një rezidencë të re luksoze në Angli.

Sipas Daily Mail, yjet janë duke finalizuar blerjen e një prone prej 8 milionë eurosh në fshatin piktoresk Wigginton, në qarkun e Oxfordshire, shumë pranë resortit të njohur “Soho Farmhouse”, të preferuar nga emra të njohur si David dhe Victoria Beckham.

Zona përreth është bërë gjithnjë e më e popullarizuar mes të pasurve dhe të famshmëve që kërkojnë qetësi larg zhurmës së Londrës.

Prona që çiftit thuhet se i ka rënë në sy ka një problem: rrezikun e përmbytjeve. Banorët e zonës e kanë quajtur vendin “fusha e rrezikut” për shkak të prirjes për përmbytje pas reshjeve të mëdha.

Megjithatë, duket se planet e tyre janë në faza të avancuara. Burime nga komuniteti lokal sugjerojnë se gjithçka është nënshkruar dhe paratë janë depozituar, duke ndezur kuriozitet dhe spekulime mbi ndikimin e mundshëm që ky investim mund të ketë në zonë.

Nëse blerja përfundohet, kjo do të jetë një tjetër pronë në portofolin e gjerë të çiftit Carter, të njohur për rezidencat e tyre në Los Angeles, New York dhe Hamptons. Madje duket se as fshatrat e qetë angleze nuk mund t’i shpëtojnë hijes së yjeve botërorë.

Exit mobile version