Disa politikanë gjermanë kanë shprehur irritim dhe habi që presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier nuk është i mirëpritur në Kiev – duke thënë se vizita e tij e planifikuar me liderë nga Polonia dhe shtetet baltike do të dëshmonte solidaritetin gjerman me Ukrainën.
Në një postim, Aydan Özoguz, një anëtar drejtues i partisë Social Demokrate të Steinmeier, tha se është irrituese dhe aspak gjest i mençur që Ukraina të kërkojë mbështetje nga Gjermania, por të mos jetë e gatshme të takohet me presidentin.
Por shumica në Gjermani thonë se e kuptojnë pozicionin e Ukrainës dhe duan që Berlini të bëjë më shumë për të mbështetur Kievin –përfshirë këtu edhe furnizimin me armë dhe ndalimin e energjisë ruse.
Javën e kaluar ai pranoi se ka gabuar në lidhje me Rusinë, duke thënë se politika gjermane ndaj Moskës ka dështuar dhe se ai ka gabuar në përpjekjen për të ndërtuar ura me Putinin dhe për mbështetjen e gazsjellësit Nord Stream 2./UBTNews/