UBT News

Pse preferohet që rrobat t’i bëni gati një natë më herët?

Të gjithë e njohim atë ndjenjën e trazuar kur zgjohesh në mëngjes me ngut. Çdo gjë duket si një sfidë, sidomos kur kupton se nuk e ke planifikuar kohën siç duhej.

Fillon ditën me mendimin se po vesh rrobat e duhura, por ndjenja e pishmanit të kap më vonë, sapo del nga shtëpia. Ajo ndjesi e frikës dhe dyshimit se gjithçka nuk ka shkuar siç e kishe imagjinuar, është një pjesë e zakonshme e rutinës së përditshme.

Nëse një natë më përpara do të ishit ulur vetëm 15 minuta për të gjetur veshjen tuaj, sot nuk do të pendoheshit rrugës për në punë për pantallonat e rrudhosura apo kombinimin e çuditshëm të veshjes.

Kjo gjë është me të vërtetë e sikletshme por, ne sot ju sjellim disa ‘truqe’ që mos të bëheni me nerva sapo t’i hapni sytë.

Përpara se të filloni: krijoni luksin e të paturit një pasqyrë ku mund të shiheni i gjithi, vendoseni në një zonë të ndriçuar mirë.

1. Kontrolloni motin dhe zgjidhni veshjen në varësi të tij;

2. Mos lini asgjë jashtë- vendosni këpucët, çorapet, rripin, orën dhe syzet e diellit;

3. Hekurosni rrobat nëse është e nevojshme;

4. Përdorni varëset e rrobave në një vend enkas për veshjen e ditës;

5. Bëni disa hapa mbrapa dhe mendoni se si do të dukeni me atë veshje;

Koha ju del pasi puna është 10 orë larg e jo 10 minuta kështu keni hequr një stres të madh, nëse i’a dilni sot ka qenë dita e fundit që shkoni vonë në punë duke djersitur me ankth se si dukeni me rrobat që zgjodhet në mënyrë rastësore. /UBT News/

 

Exit mobile version