Izraeli po tronditet nga protestat masive derisa presioni popullor po rritet mbi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe kabinetin e tij qeveritar për të arritur një marrëveshje armëpushimi, e cila do t’i mundësonte 90 robërve, të cilët besohet se janë në Gaza, të kthehen në shtëpitë e tyre.
Greva e përgjithshme e thirrur nga sindikata e fuqishme Histadrut, u desh të ndërpritet pasi qeveria bëri kërkesë për një urdhër kundër veprimit, duke e konsideruar atë “politik”.
Qindra mijëra izraelitë kanë mbushur rrugët anembanë vendit në demonstratat më të mëdha që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor të vitit 2023, duke bërë thirrje që qeveria të arrijë një marrëveshje./UBTNews/