UBT News

Pse po e ndryshon emrin Turkish Airlines?

Turkish Airlines do të riemërtohet ‘Türkiye Hava Yolları’, njoftoi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Lëvizja është pjesë e përpjekjes së vendit për t’u njohur ndërkombëtarisht si “Türkiye”, sepse kësisoj shkruhet dhe shqiptohet në turqisht. Emri shqiptohet tur-key-yay.

“Emri “Turkey” nuk ekziston. Është Türkiye”, u tha Erdogan gazetarëve.

“Türkiye Hava Yolları do të jetë e shkruar në trupat e avionëve tanë në vend të Turkish Airlines”, njoftoi ai.

Në gjuhën turke, “Hava Yollari” njihet si linjë ajrore.

Pse Turqia ka ndryshuar emrin?

Qeveria e Erdoganit thotë se emri “Türkiye” prezanton më mirë kulturën dhe vlerat turke – ndonëse disa vëzhgues pretendojnë se kjo lëvizje u bë me qëllim për ta shkëputur nga gjeldeti (në anglisht njihet si turkey).

Në një deklaratë në muajin dhjetor, qeveria turke tha se riemërtimi është për të “ruajtur dhe lavdëruar kulturën dhe vlerat e kombit tonë”.

Shteti e quajti veten Türkiye në vitin 1923, pas shpalljes së pavarësisë. Në dhjetor të vitit 2021, Erdogan urdhëroi që fraza ‘Made in Türkiye’ të shfaqet në eksportet turke./UBTNews/

Exit mobile version