Ministri i Jashtëm i Lituanisë thotë se planet e BE-së për të vendosur një embargo të naftës ndaj Rusisë po bllokohen nga vetëm një nga 27 shtetet e saj anëtare.
“E gjithë aleanca po mbahet peng nga një shtet anëtar … ne duhet të biem dakord, nuk mund të mbahemi peng”, tha Gabrielius Landsbergis ndërsa mbërriti për një takim me homologët e tij të BE-së në Bruksel.
Hungaria është vendi që po reziston, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar diplomatë të paidentifikuar të BE-së.
Javën e kaluar, ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó u shpreh se Hungaria do të votojë pro sanksioneve ndaj naftës ruse vetëm nëse blloku del me zgjidhje për problemet që [situata] do të mund të krijonte./UBTNews/