Ekonomia kineze u trondit nga shumë faktorë në fund të vitit 2021, duke përfshirë një valë shpërthimesh virusesh, një rënie të tregut të pronave dhe goditje të gjera rregullatore në disa sektorë.
Ekonomia e Kinës u rrit me 8.1% në vitin 2021, duke mposhtur parashikimet, por vazhdoi duke u ngadalësuar në muajt e fundit të vitit, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot.
Çfarë treguan të dhënat e fundit?
Ekonomia e vendit nisi një fillim të mirë në 2021, duke u rikuperuar nga një rënie e shkaktuar nga pandemia vitin e kaluar.
Kina shënoi rritje rekord prej 18.3% në tremujorin e parë, krahasuar me një vit më parë dhe 7.9% në tremujorin e dytë, sipas të dhënave të Byrosë Kombëtare të Statistikave.
Por ajo u përball me një ngadalësim të menjëhershëm në gjysmën e dytë, duke u rritur me 4.9% në tremujorin e tretë dhe duke u dobësuar më tej në 4.0% në periudhën tetor-dhjetor.
Rimëkëmbja ekonomike e vendit gjithashtu është penguar nga shpërthimet e reja të koronavirusit, të cilat i shtynë udhëheqësit kinezë të vendosin kontrolle të rrepta kufitare ose bllokime në qytete duke përfshirë Tianjin, që njihet si një qendër prodhuese.
Poashtu shkalla e lindjeve në Kinë ra në një nivel të ulët rekord në vitin 2021, sipas të dhënave zyrtare, ekspertët paralajmëruan për pasoja ekonomike për shkak të një popullsie të plakur, më shpejtë se sa pritej./UBTNews/