UBT News

Pse pandemia ka shumëfishuar çrregullimet e gjumit?

woman sleep in eye patch in grey bed. copy space

Tradhti, rënie flokësh dhe shumë mankthe të tjera. “Ky është katalogu i ëndrrave të përjetuara gjatë pandemisë së COVID-19”, shkruan gazeta italiane ”Il Corriere”.

Luigi De Gennaro, profesor i psikofiziologjisë së gjumit në Universitetin La Sapienza të Romës, krahasoi ëndrrat e pak më pak se 600 njerëzve të infektuar me SARS-CoV-2 me po aq të pa infektuar nga virusi.

Të dhënat, të cilat janë pjesë e Studimit Ndërkombëtar të gjumit për COVID-19 (Icoss), me të cilin po përpiqemi të kuptojmë ndikimin e pandemisë në gjumë dhe ëndrra, tregojnë se të gjithë kemi më shumë ankthe sesa në periudhën para pandemisë.

I gjithë ky kontraktim i virusit gjeneron në rritje të netëve të shqetësuara.

“Pandemia ka çuar në një rritje të çrregullimeve të gjumit dhe në të njëjtën kohë përvoja e ëndrrave është ndryshuar”, shpjegon De Gennaro.

“Ne i mbajmë mend ëndrrat më shumë, sepse gjumi është bërë më i fragmentuar, i shqetësuar, sipërfaqësor dhe zgjimi më shpesh rrit gjasat për të kujtuar ëndrrat që kemi parë”, thekson ai./ATA

Exit mobile version