UBT News

Pse nuk duhet t’i mbyllni perdet gjatë ditës?

Nevoja për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga përgjimet e pavullnetshme ose jo të fqinjëve, bezdia nga dielli apo gjumi i thellë, na bën të mbyllim perdet në shtëpi edhe nëse është ditë.

Ndriçimi i diellit në shtëpi ka përfitime të forta për shëndetin, por një prej rreziqeve që na kanoset brenda mureve të shtëpisë është pluhuri.

Rreziku i fshehur i pluhurit në shtëpi

Shkencëtarët kanë zbuluar se disa pluhura të shtëpisë përmbajnë sasi të larta të një substance të njohur triklosan, prania e saj mund të shpërndajë infeksione që u rezistojnë antibiotikëve.

Zbulimi është bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Çikagos dhe sipas tyre, pluhuri përbën vendpushimin final të gjithçkaje që ka qarkulluar në ajër. Triklosani është përbërës që gjendet me shumicë në produktet antibakteriale siç janë sapunët apo solucionet e pastrimit.

Sapunët dhe solucionet e lëngshme të pastrimit përbajnë edhe një substancë tjetër që njihet si benzalkonium chloride, të dyja kanë rol kontribues në nivelin në rritje të mikrobeve që u rezistojnë antibiotikëve.

Si shkatërrohen bakteret falë dritës së diellit?

Lejimi i dritës nga dritaret eliminon bakteret që jetojnë në pluhurat e shtëpisë dhe të pastrojë ajrin, drita e diellit ul rrezikun e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes. Studimi shpjegon se ekspozimi i baktereve ndaj dritës së diellit, ndihmon ndjeshëm në eliminimin e tyre.

Nëse shtëpia është në errësirë dhe jo e ndriçuar mirë, bakteret në ajër riprodhohen 12 përqind më shumë se zakonisht. Bakteret në ajër në një ambient të ndriçuar mirë riprodhohen në një ritëm më të ulët. Në këtë mënyrë, duke hapur perdet dhe grilat merrni përfitime të mëdha nga vitamina D që vjen nga dielli, por do të minimizoni gjasat e prekjes nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.

Exit mobile version