UBT News

Pse nuk duhet ta fshini fytyrën me peshqir?

Mund të mendoni se banjo ka më shumë mikrobe në shtëpinë tuaj, por nuk është kështu. Janë peshqirët që janë të mbushur me më shumë baktere, dhe nëse po i përdorni për të fshirë fytyrën, ju mund të jeni duke i bërë dëm lëkurës.

Megjithëse tharja e fytyrës me peshqir duket si gjëja më logjike për të bërë, mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë.

Ja arsyet pse nuk duhet t’i përdorni më peshqirët e çfarë të zgjidhni në vend të tyre

Mund t’ju shkaktojë puçrra

Tharja e fytyrës me të njëjtin peshqir që përdorni për trupin dëmton lëkurën shumë. Peshqirët janë kurthe të shkëlqyera për bakteret, se i mbajmë në tualet, aty ku ajri është i lagësht e krijohet mjedis i përsosur për rritjen e baktereve.

Kur fërkoni peshqirin në fytyrë, po i kaloni bakteret në lëkurën tuaj, gjë që përfundimisht çon në bllokimin e poreve.

Edhe nëse jeni duke përdorur një peshqir të veçantë për fytyrën, ka të ngjarë që nuk po e lani çdo ditë, dhe bakteret e padëshiruara përsëri mund të gjejnë rrugën për në lëkurën tuaj.

Lëkura juaj mund të plaket më shpejt

Peshqirët prej lecke janë shumë të ashpër për fytyrën, dhe përdorimi i tyre e bën atë të prekshme nga infeksionet dhe rrudhat. Sa më shumë që lani peshqirët, copa e tyre mund të bëhet e ashpër duke dëmtuar lëkurën tuaj.

Mund të irritojë lëkurën

Nëse keni lëkurë të ndjeshme, përdorimi i peshqirëve nuk është opsioni më i mirë për të tharë fytyrën. Për shkak se shumica e pëlhurave të peshqirëve mund të jenë të ashpër, fshirja e fytyrës rezulton në skuqje dhe acarim të lëkurës.

Mund ta bëjë lëkurën të yndyrshme

Mund të tingëllojë kontradiktore, por tharja e lëkurës mund ta bëjë më të yndyrshme. Meqenëse peshqirët heqin vajrat natyralë, lëkura ka nevojë të qëndrojë e shëndetshme, gjëndrat dhjamore nën sipërfaqen e lëkurës duhet të prodhojnë më shumë vaj për të ekuilibruar tharjen, e cila do të rezultojë në lëkurë tepër të yndyrshme.

Si ta thani fytyrën pa peshqir?

Në vend që të prekni fytyrën me një peshqir, lini ajrin të bëjë punën e vet. Tharja në ajër është më higjienike dhe e butë për lëkurën, dhe megjithëse kërkon më shumë kohë, lëkura do t’ju falënderojë për këtë.

Lani fytyrën si zakonisht.

Lëreni lëkurën të thahet natyrshëm.

Vendosni kremin tuaj hidratues të preferuar.

Exit mobile version