UBT News

Pse njerëzit po lënë profesionet për të cilat ëndërronin më parë?

Është mirë të kesh një profesion për të cilën ke pasion. Por disa punëtorë po largohen nga rolet që ëndërronin, në kërkim të stabilitetit dhe sigurisë.

Në moshën 25-vjeçare, Andrew po përparonte si shef pastiçerie në një restorant në Skoci. Çdo ëmbëlsirë e shijshme dhe pastë e skalitur imët në kuzhinë ishte krijimi i tij. Ai ishte në një rol për të cilin kishte punuar – dhe e donte – për vite me radhë.

Andrew kishte këto arritje pas vetëm gjashtë vjetësh në këtë industri; ai kishte filluar në moshën 19-vjeçare. Në moshën 21-vjeçare, ai ishte një kuzhinier në një hotel të vlerësuar në Lake District, Angli, duke studiuar me zell ëmbëlsirat në kohën e tij të lirë. Ai ishte i përgatitur për të përkushtuar jetën e tij për të përsosur aftësitë e tij, duke thënë:“Kjo ishte gjithçka që më interesonte”.

Në vend të kësaj, në kulmin e karrierës së tij, duke punuar në profesionin e tij të ëndrrave në restorantin e nderuar skocez, ai u largua. Në moshën 26-vjeçare, ai ishte student, këtë herë në një diplomë katërvjeçare për zhvillimin e softuerit. Ai ishte larguar, jo vetëm nga puna për të cilën kishte punuar aq shumë, por nga e gjithë industria.

Për Andrew, pika kthese erdhi kur, pasi kishte marrë më në fund pozicionin e shkëlqyeshëm që kishte synuar, ai kuptoi se asnjë nga puna rraskapitëse e kërkuar nuk ia vlente. “Nga 19 deri në 25, gjithë atë periudhë të jetës sime, thjesht sakrifikova”, thotë ai. “Të gjithë të tjerët ishin duke kaluar një kohë të mirë dhe unë në thelb isha një skllav në kuzhinë”.

Gjatë gjithë karrierës së tij, ai e kuptoi se ishte ndjerë i mbingarkuar, i nënvlerësuar dhe i paguar pak.

“Unë punoja mes 65 dhe 70 orë në javë dhe paguhesha 22,290 dollarë në vit”, thotë ai. “Unë drejtoja seksionin. Po krijoja shumicën e ëmbëlsirave… për 5,95 £ në orë. Për ato pak para, thjesht mendoni, çfarë po bëj unë me jetën time? A jam çmendur?”

Në pjesën më të madhe, punëtorët kanë shpresuar gjithmonë për role që përputhen me interesat dhe pasionet e tyre; Të ndërrosh punën e zyrës me atë furrën e dëshiruar ose në një kompani videolojërash, tingëllon si një gjë pa mend.

Megjithatë, ky tregim “bëje atë që të pëlqen” vjen me të meta. Shumë njerëz zbulojnë se punët e tyre të ëndrrave kërkojnë më shumë punë, dhe kanë kushte më të këqija. Të tjerë zbulojnë se industritë që ata adhurojnë tregtojnë me pasionet e punëtorëve duke mbajtur paga të ulëta. Përballë këtyre presioneve, disa punëtorë e gjejnë veten duke pyetur se, a ia vlen në të vërtet profesioni për të cilin keni ëndërruar?

Pasioni kundrejt pagesës

Këto ditë, më shumë se kurrë, ideja se lumturia dhe suksesi janë të lidhura një punë ‘cool’ – një rol për të cilin jeni të apasionuar në një vend pune interesant dhe që shkakton zili – është e pranishme.

Sipas një sondazhi të fundit të vitit 2020 nga tregu i pavarur në SHBA Fiverr, 59% e 2,000 amerikanëve të anketuar besonin se pandemia Covid-19 i kishte inkurajuar njerëzit të ndiqnin profesionet për të cilat kishin ëndërruar. Shumica e të anketuarve, 71%, e panë veten duke shkuar pas punës së tyre të ëndërruar një ditë, dhe 45% menduan se ishte e mundur ta bënin këtë me kohë të plotë. Por ridrejtimet e karrierës për të marrë një punë të ëndrrave mund të mos funksionojnë gjithmonë siç shpresojnë njerëzit, veçanërisht nëse punëdhënësit përfitojnë nga pasionet e punëtorëve të tyre.

“Punonjësit që e duan punën e tyre ose e vlerësojnë vërtet punën e tyre, janë të gatshëm të përballojnë kushte më të vështira se të tjerët, të tilla si orët jo standarde të punës ose pagat e ulëta”, thotë Laura Giurge, prof. asistente e shkencës së sjelljes në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër.

“Në një farë mase, punëdhënësit mund ta dinë këtë dhe kështu t’u kërkojnë punonjësve të përkushtuar dhe të pasionuar të marrin përsipër punë shtesë ose t’u përmbahen kushteve të tmerrshme”.

Kjo praktikë e shfrytëzimit të pasionit është veçanërisht e spikatur në industritë krijuese; një sondazh i vitit 2019 tregoi se shumica e punëve kreative në MB – si gazetaria, stilistët e modës, muzikantët dhe stilistit e lojërave – ranë nën pagën mesatare vjetore. Puna e papaguar është e zakonshme: sipas një sondazhi të vitit 2020 të punëtorëve krijues në MB.

Në të njëjtin studim, 60% e moshave nën 30 vjeç thanë se nuk ishin paguar për të gjitha orët që kishin punuar në muajin e kaluar. Një studim i vitit 2019 shpjegon se pse ndodh kjo; Hulumtimi zbuloi se njerëzit e shihnin trajtimin e dobët të punëtorëve – si p.sh. kërkimi i punonjësve për të kryer detyra shtesë ose për të punuar më shumë orë pa pagesë – si më legjitim kur punëtorët supozohej se ishin të pasionuar për punën e tyre.

Andrew thotë se ai e njohu këtë fenomen që në fillim në sektorin e mikpritjes. “Ata në thelb po i ndërtojnë të gjitha bizneset e tyre mbi kurrizin e shfrytëzimit të njerëzve të tjerë”, thotë ai. Pavarësisht këtij realizimi të hershëm, pasioni që kishte për zanatin e tij e mbajti atë prej vitesh. “Pra, [atëherë] kisha vendosur që paratë nuk kishin rëndësi, por padyshim që kanë”.

Kjo mospërfillje në fillim për sigurinë financiare është diçka që Tweddell e sheh shpesh në mesin e klientëve të saj që kërkojnë një karrierë më të kënaqshme. Shpesh është një qëndrim nga i cili ajo duhet t’i largojë. “Ne në fakt punojmë për para”, thotë ajo.“Nuk ka turp në këtë. Shumica prej nesh punojnë sepse na duhen paratë”.

Pra, në vend që t’i inkurajojë klientët e saj në një devijim të rrezikshëm të karrierës për t’u bërë bukëpjekës, Tweddell i pyet ata se çfarë duan në të vërtetë, jo nga puna e tyre, por nga jeta e tyre.

Për disa njerëz, thotë ajo, kalimi në punësim më tradicional dhe heqja dorë nga puna e ëndrrave mund të jetë çliruese – diçka që Josh Mansker e përjetoi tetë vjet më parë.

Mansker kaloi katër vjet në teatrot amerikane duke punuar si projektues ndriçimi dhe zëri, një karrierë që ai u frymëzua ta ndiqte pasi gjeti një komunitet mes “fëmijëve të teatrit” në shkollën e mesme. Por në moshën 23-vjeçare, ai u zhgënjye që ai dhe të tjerët si ai nuk po paguheshin shumë. “Kam parë kolegët që ishin në të 30-at dhe të 40-at e tyre dhe ata të gjithë po luftonin me të vërtetë financiarisht, po përpiqeshin të përballonin të kishin një familje, gjë që ishte diçka e rëndësishme për mua” thotë ai.

Mansker mori vendimin e vështirë për të lënë pas punën e tij të ëndrrave dhe për t’u ritrajnuar. Ai tani punon në Toronto si mësues i shkollës së mesme dhe paguhet më shumë se sa ka fituar ndonjëherë në teatro. Puna gjithashtu sinkronizon orarin e tij të punës me atë të gruas së tij, e cila është gjithashtu mësuese, që do të thotë se çifti mund të kalojë kohën e pushimeve gjatë verës së bashku.

Të heqësh dorë nga ëndrra?

Adrianit iu deshën dy vjet që të largohej nga industria për të cilën ishte i apasionuar. Për Mansker, u deshën katër. Për Andrew, gjashtë. Bërja e një hapi kaq drastik në karrierë mund të marrë kohë dhe perspektiva e nisjes së dickaje nga fillimi mund të jetë e tmerrshme. Dhe, në një nivel personal, punëtorët mund të luftojnë për t’u shkëputur nga puna e tyre. Pa një karrierë ‘cool’, kush janë ata?

“Të rriturit kalojnë pjesën më të madhe të orëve të zgjimit në punë dhe kështu nuk është e habitshme për mua që njerëzit mund të arrijnë të barazojnë atë që bëjnë me atë që janë”, thotë Laura Giurge. Dhe mund të jetë veçanërisht e vështirë të heqësh dorë nga një identitet profesional kur ai është kaq i ndërthurur me interesat dhe pasionet e një punonjësi.

Por nëse një person mund ta njohë veten si më shumë sesa thjesht titullin e tij të punës, karriera e re ‘më pak interesante’ nuk duhet të jetë fundi i pasionit të tyre.

Ndërsa Andrew rrallë bën pasta ose ëmbëlsira në kohën e tij – aroma e një furre buke ende e shqetëson – karriera e tij e sapogjetur si programues softuerësh i jep atij kohë në mbrëmje dhe në fundjavë për të ndjekur pasionet e tij të tjera. “Vitin e kaluar fillova të luaj sërish futboll dhe disa muaj më parë iu bashkua një ekipi me 11 persona”, thotë ai. “Më në fund gjeta një punë ku mund të bëj gjërat që më pëlqejnë”.

“Nëse doni të bëni një ndryshim, thjesht bëjeni, sepse nuk do të pendoheni” thotë ai./UBTNews/

Exit mobile version